Osmani priti në takim ministrin hungarez që po qëndron në Kosovë
Elmina Osmani/RTK
Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pas takimit nuk do të ketë deklarime për media, por pritet që Zyra për Media e Presidencës të lëshojë njoftim për takimin.
Osmani pret sot në takim ministrin hungarez që po qëndron në Kosovë
Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ministri hungarez sot do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.
Gjatë qëndrimit në Kosovës, ai dje është pritur në takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Ministri Boka ka shkruar në platformën ‘X’ se me Besnik Bislimin ka diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë për ta sjellë Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian.
“Presidenca hungareze po punon për një politikë zgjerimi të bazuar në merita, të balancuar dhe të besueshme. Këtë e theksova gjatë bisedave të mia në Prishtinë”, ka shkruar ai.
Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, do të ketë edhe takime tjera.























