‘Dortmund-Barcelona, sfidë që do të sjellë një duel të ‘nxehtë’
BKT
Sport

‘Dortmund-Barcelona, sfidë që do të sjellë një duel të ‘nxehtë’

F.B/RTKLive

Përballja mes Borussia Dortmundit dhe Barcelonës, sfidë kjo që do të luhet sonte në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve, do të jetë një ndeshje e fortë dhe cilësorë.

Kështu mendojnë analistët e Radio Televizionit të Kosovës.

‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe Barcelona do të përballen sonte, duel ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Trajneri i njohur i futbollit tonë, Rafet Prekazi duke folur për ‘timonierin’ e Dortmundit, Nuri Sahin, ka thënë se çdo trajner i ka gjerat pozitive dhe negative. Ai mendon se trajnerit gjerman i mungon përvoja.

“Për çdo trajner ka gjëra pozitive dhe negative. Negative kur janë me numër më të vogël se pozitive, atëherë bëhet dallimi. Trajneri nuk ekziston nëse s’ka lojtarë kualitativ. Është zeje që e pamundur të mos ketë presion, tash varet sa je në gjendje me e përballu presionin, Sahin-it i mungon përvoja”, ka thënë Prekazi

Zenuni: Dortmundi nuk thyhet lehtë  

Ndërkohë Blerim Zenuni, një tjetër analist i RTK-së, mendon se dueli mes Dortmundit dhe katalonasve, do të sjellë ndeshje të fortë dhe cilësorë.

Sipas Zenunit, tashmë Dortmundi po e kultivon traditën që përveç lojtarëve po merr edhe trajner nga klubi i tyre. Zenuni thotë se Borussia Dortmund nuk thyhet lehtë në shtëpinë e tyre.

“Dortmundi ndër vite e ka kultivuar një traditë që ka marrë lojtarë nga akademia. Tash po e bën edhe me trajnera, e ka marrë Sahin. Është ende shumë herët, Dortmundi edhe pse si vendas mbetet i pathyeshëm por nuk kanë fituar si mysafir. Mendoj se edhe me barazim, Dortmundi mundet edhe me avancu direkt”, ka thënë Zenuni.

“Barcelonën nuk e kam prit që pas një muaji që kur mposhti Realin e Bayernin të pësojë këso gola, humb ndeshje në La Liga”, ka pohuar ai.

Ndeshja Borussia Dortmund-Barcelona fillon në orën 21:00.