Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri
BKT
Foto: Myrvete Axhami / RTK
Lajme

Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, pas më shumë se nëntë muajsh hetime, ka arritur ta shkatërrojë një grup kriminal të trafikut të armëve, që ishte aktiv në të dy shtetet.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor 2024, Policia e Kosovës ka zhvilluar në teren një plan operativ, me ç’rast janë kryer urdhërkontrolle në nëntë lokacione pronë e të dyshuarve.Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar,;  Dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishek /municion të modelit të ndryshëm;  Dy automjete dhe pajisje tjera”, thuhet në njoftim.

Tetë persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Republikës së Shqipërisë. Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.

“Në koordinim me PSRK-në dhe me Policinë e Kosovës më datën 11.11.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i Kodit Penal edhe 6 persona tjerë:  E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.

Poashtu gjatë operacionit u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

 

 


MË SHUME NGA Lajme