‘Ajax-Lazio, sfidë që do të dhurojë një ndeshje të fortë’
BKT
Sport

‘Ajax-Lazio, sfidë që do të dhurojë një ndeshje të fortë’

F.Bytyqi/RTKLive

Ajax-Lazio, përballje që luhet sonte në kuadër të xhiros së gjashtë në Europa League, është dueli kryesor i këtij rrethi.

Sfida mes skuadrës se madhe holandeze dhe asaj italiane, do të dhurojë një ndeshje të fortë dhe cilësorë.

Kështu mendojnë analistët e Radio Televizionit të Kosovës, Muhamet Dragusha dhe Besart Cecelia.

Trajneri i futbollit tonë, Muhamet Dragusha mendon se Ajaxi dhe Lazio janë skuadra më emër të madhe në Evropë dhe sipas tij, dueli mes këtyre dy skuadrave do të jep një ndeshje të fortë.

“Ajax – Lazio kanë emër në shtetet respektove që luajnë, por në Evropa Ligë nuk gjenden në vendet më të mira. Po pres ndeshje të fortë, Lazio për vazhdimësi ndërsa Ajaxi me lojën që posedon, me lojën që e karakterizojnë me shumë pasime të shkurtra ta befasojnë Lazion, edhe pse nuk jam i bindur sepse e ka mposhtur edhe Napolin si mysafirë”, ka thënë Dragusha.

Ndërkohë, edhe Besart Cecelia, një tjetër trajner i futbollit tonë, mendon se përballja mes Ajaxit dhe Lazio do të dhurojë një sfidë të madhe.

Sipas Cecelisë këto dy skuadra e kanë pasur vendin të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

 “Sistemi i ri i jep mundësi edhe skuadrave ma të dobëta që të garojnë në këtë ligë. Te Ajaxi është pikëpyetje sepse në ligën e tyre zë pozitën e tretë, ndërsa e njëjta gjë te Lazio. Janë emra të mëdhenj, ndoshta e kanë pasur vendin edhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Cecelia.

Ndeshja mes Ajaxit dhe Lazios nis në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.