07:19 / 13.12.2024
Moti në Shqipëri, i kthjellët
ATSH
Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti, në orët e para të ditës parashikohet me vranësira kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të territorit.
Sipas parashikimeve, më pas do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.























