15:05 / 13.12.2024
Dukagjini mposht Ferizajn
F.B/RTKLive
Dukagjini i Klinës ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Klinasit mundën Ferizajn, me rezultat 1-0, të premten pasdite në Klinë, në duelin e parë të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në një përballje mesatare, skuadra nikoqire me golin e Altin Merlakut në minutën e 83-të mundi Ferizajn, në një sfidë ku pikët ishin tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Pas kësaj fitore, Dukagjini ka 20 pikë dhe ngjitët në mesin e tabelës, kurse, Ferizaj mbetet në vendin e tetë me 17 sosh.























