Më 17 dhjetor Shqipëria hap kapitullin për Marrëdhëniet me Jashtë
BKT
Foto: hungarian presidency
Shqipëri

Më 17 dhjetor Shqipëria hap kapitullin për Marrëdhëniet me Jashtë

G.K/RTK

Shqipëria do të hapë më 17 dhjetor negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme.

Lajmi është dhënë nga Presidenca hungareze e Këshillit të BE-së ku në një njoftim në platformën “X”, njofton se është miratuar nisja e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme.

“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor. Konferenca Ndërqeveritare e Javës së ardhshme do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, duke i bërë jehonë angazhimit të BE-së për të përshpejtuar procesin e pranimit me vendet kandidate”, thuhet në një reagimin e Presidencës Hungareze.

Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare në 17 dhjetor pritet të shënojë tjetër hap për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Kujtojmë se ky vendim vjen pason hapjen e kapitullit të “Themelorëve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.


MË SHUME NGA Shqipëri