“Mili’ ishte i të gjithëve”
F.B/RTKLive
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-gazetarit dhe komentatorit sportiv, Milaim Krasniqit, RTK-Radio, organizojë një ndeshje revyale mini-futbolli me gazetarët e sportit nga RTSH.
Në këtë event sportiv ‘Mili, ti je mes nesh’, u vlerësua lartë figura dhe kontributi i njërit nga ikona e sportit tonë, i cili 16 dhjetor 2022 humbi betejën me sëmundjen e kancerit.
Gazetari i RTSH, Defrim Methasani e çmojë lartë veprën e ish-gazetarit Milaim Krasniqit.
“Falënderoj gjithë gazetarët RTK-Radio dhe gjithë kolegët që ishin këtë ditë. Miliam Krasniqi ishte gazetar i zemrës dhe i gjithë shqiptarëve. 200 ndeshje të transmetuara, i shkurt në jetë, por i gjatë në gazetari”, ka thënë Methasani.
Kryetari Shoqatës së Gazetarëve të Sportit të Kosovës, Edmond Thaqi se sot ndihet i përmbushur më eventin e mbajtur për ikonën e gazetarisë Milaim Krasniqin.
“Ne e mbajtëm një pretimin dhe sot ndihem i përmbushur për fatin se dy vjet me parë ishim të emocionuar për humbjen e Milaim Krasniqit. Kur them i përmbushur është se kur shoh gjithë këta njerëz dhe zemra më bëhet mal sepse vepra e Milaimit e dëshmon këtë. Ky është vetëm fillimi, sepse ne do të jetojmë më pavdekësinë e Milaim Krasniqit”, ka pohuar Thaqi.
Ndërkaq, anëtarja e Komitetit Olimpik të Federatës së Futbollit të Kosovës, Vjollca Krasniqi tha se Milaim Krasniqi ishte i futbollit.
“Milaimi ishte i të gjithë, në veçanti i futbollit”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë, bashkëshortja e Milaimit, Fitore Krasniqi falënderojë gjithë kolegët nga gjitha trojet shqiptarë që ishin pjesë e eventit ‘Mili, ti je mes nesh’.
“Falënderoj të gjithë kolegët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që jeni këtu dhe që vlerësoni veprën e Milaim Krasniqit”, ka theksuar ajo.
Në fund të këtij aktiviteti sportiv kushtuar ‘mjeshtrit’ të mikrofonit, u ndan mirënjohje për personalitet të ndryshme sportive, derisa kupën e këtij turneu e fitojë RTK e cila mundi RTSH-n, me rezultat 2-1.
Milaim Krasniqi kishte lindur në Makoc të Prishtinës më 1 qershor 1969. Studioi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e kishte filluar në gazetën "Bujku" në vitet '90, ndërsa më vonë punoi në Radion "Rilindja" dhe Radion "Kosova e lirë". Punoi edhe në Televizionin "AA"
Në vitin 2001, Krasniqi punësohet në Radio Kosovë, medium në të cilin punojë deri në ditët e fundit të jetës.
Gjatë kësaj periudhe ai kishte komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.
Vite me radhë ishte redaktor përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.























