Ambasada e SHBA-ve shënon 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në 4 qytete
BKT
Lajme

Ambasada e SHBA-ve shënon 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në 4 qytete

M.P. / RTKlive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës kanë shënuar 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore, në katër komuna.

“Mbi 180 të rinj dhe anëtarë të komuniteteve minoritare morën pjesë në aktivitete. Diskutimet përfshinin rolin e policisë dhe inspektoratit të policisë, duke i dhënë prioritet raportimit, duke avokuar për ndryshime pozitive dhe një ndërveprim të fortë që lejoi një student të pranishëm të raportonte hapur një krim që çoi në një përgjigje të menjëhershme nga policia dhe këshilltari i shkollës”, ka njoftuar ambasada në X.

Këto aktivitete u mbajtën në Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë dhe Mamushë.


MË SHUME NGA Lajme