07:25 / 18.12.2024
Moti në Shqipëri, i kthjellët me vranësira të pakta
ATSH
Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët vranësira të pakta kalimtare.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se parashikohet gjithashtu prezencë e ngricave, mjegullës së dendur lokale apo mjegullinës kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Sipas parashikimeve, era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.























