Kasanof në Tiranë, takohet me kryediplomatin Hasani
V.S|RTKlive
Kryediplomati shqiptar Igli Hasani ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.
Hasani ka shkruar se aty u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Thotë se u angazhuan më tej për të intensifikuar dialogun strategjik, për të luftuar dezinformimin, forcuar sigurinë kibernetike, mbështetur Ukrainën dhe përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof. Rikonfirmuam partneritetin gjithnjë më të fortë dhe strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë të qëndrueshëm si aleatë të NATO-s. U angazhuam më tej për të intensifikuar dialogun strategjik për të luftuar dezinformimin, forcuar sigurinë kibernetike, mbështetur Ukrainën dhe përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku SHBA luan një rol jetik në avancimin e integrimit euroatlantik”, ka shkruar ai.























