Nis protesta e opozitës, bllokohen akse rrugore në Tiranë
BKT
Shqipëri

Nis protesta e opozitës, bllokohen akse rrugore në Tiranë

RTSH

Në Tiranë ka nisur protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile.

Për herë të parë në aksionin e mosbindjes civile, do të marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi në protestat e mëparshme, ai ka qenë i detyruar të qëndrojë në banesë, pas masës së arrestit shtëpiak që gjykata kishte vendosur ndaj tij.

Mbështetësit e opozitë priten të mbajnë të bllokuar për 3 orë, zonën e Unazës së Vogël, rreth rrotullimin e Zogut të Zi, zonën e njohur si Pallati me Shigjeta, sheshin “Willson” dhe urën pranë Xhamisë në Rrugën e Elbasanit.


MË SHUME NGA Shqipëri