Osmani: Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!
BKT
Lajme

Osmani: Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!

RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo festë është frymëzim dhe mundësi reflektimi për fuqinë e shpresës, bujarisë dhe dashurisë.

“Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen! Kjo festë është frymëzim dhe mundësi reflektimi për fuqinë e shpresës, bujarisë dhe dashurisë. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje me shumë dashuri, gëzim dhe paqe! Le të na frymëzojë kjo festë për një të ardhme me shpresë të pakufishme!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme