Pritje mbi një orë te pika kufitare Dheu i Bardhë
BKT
Lajme

Pritje mbi një orë te pika kufitare Dheu i Bardhë

M.P. / RTKlive

Pritjet në hyrje të pikës kufitare Dheu i Bardhë po shkojnë mbi një orë.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar, kalimtarët janë të detyruar të presin deri në 80 minuta.

Ndërkaq në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.

Situata është normale në pikat e tjera kufitare, ku pritjet shkojnë nga 5 deri në 20 minuta.


MË SHUME NGA Lajme