10:08 / 26.12.2024
Nën hetim pasuror, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK
RTSH
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e kësaj të enjte (26 dhjetor).
SPAK po kryen një hetim pasuror ndaj Veliajt, ndërsa paraqitja e tij sot në Prokurori vjen disa ditë pas kontrolleve në banesë dhe në galerinë e bashkëshortes së tij.
SPAK nuk dha detaje mbi kontrollet e kryera, teksa në një njoftim për mediat tha se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal".
Kreu i Bashkisë së Tiranës reagoi duke thënë se veprimet e SPAK ndaj tij janë të mirëpritura dhe se bashkëpunon “plotësisht” me autoritetet.
Veliaj ka mohuar kategorikisht akuzat për pasuri të paligjshme.























