15:52 / 28.12.2024
Juve refuzon Rashford-in, kjo është arsyeja
F.B/RTKLive
Klubi italian, Juventus ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford në janar.
‘Djajtë e Kuq’ i ofruan drejtorit sportive të torinezëve Cristiano Giuntoli, Rashford-in këtë javë, por sipas medieve britanike, Juve e hodhi poshtë propozimin.
‘Zonja e Vjetër’ thuhet se në vend të Rashford, është e i interesuar për bashkëlojtarin Rashford, Joshua Zirkzee, i cili këtë verë kaloi te United nga Bologna.
Por siç raportohet, drejtuesit e United hezitojnë të ndahen me sulmuesin holandez.























