22 raste të njohura si `Eskorta` u trajtuan nga Policia
V.S|RTKlive
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore kanë monitoruar faqe të internetit, rrjete sociale e kanë kryer mbledhje të fakteve e provave nga tereni.
Gjatë vitit, lidhur me këtë dukuri, nën dyshimin për përfshirje në veprimtarinë “Marrie me prostitucion’, policia ka trajtuar 22 raste.
Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë kanë identifikuar 50 persona të dyshuar, 26 femra dhe 24 meshkuj.
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari janë: 12 femra shtetase të Kolumbisë, 10 femra shtetase të Venezuelës, 2 femra shtetase të Perusë, 1 femër shtetase e Turqisë, 1 femër shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.
Të gjitha këto raste janë trajtuar nga Gjykatat Themelore ku personat e përfshirë janë dënuar me gjoba në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja nga gjykata u është lëshuar masa plotësuese Urdhër-Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesa e hyrjes prej 3 vite.
Me të gjitha këto raste, për realizimin e masës Urdhër-Dëbim është marrë Policia Kufitare.























