Guardiola: Situata nuk është e mirë, por jemi gati për Leicester Cityn
BKT
Sport

Guardiola: Situata nuk është e mirë, por jemi gati për Leicester Cityn

F.B/RTKLive

Manchester City sot luan në udhëtim tek Leicester City, në një duel ku kampionët në fuqi të Anglisë, kërkojnë të këndelljen  pas një mori rezultatesh të dobëta.

Trajneri i ‘Qytetarëve’ Pep Guardiola e pranon se skuadra e tij nuk është në formën më të mirë, mirëpo, sipas tij, City në duel me Leicester City-n kërkon fitore.

“Situata që kemi nuk është e mirë. Ne duhet ta bëjmë kthesën, shkojmë në transfertën kundër Leicester, ka qenë gjithmonë e vështirë, por tani lojtarët do të jenë gati”, ka thënë Guardiola.

Manchester City ka fituar vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në Premier League.