Presidentja takon një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet
BKT
Lajme

Presidentja takon një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet

V.S|RTKlive

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka pritur në presidencë anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet.

E para e shtetit ka shkruar se e ardhmja u përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve, që i quajti si gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve.

“Në fundvit, kisha kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet. Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë, gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve. Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!”, ka shkruar Osmani.


MË SHUME NGA Lajme