00:06 / 01.01.2025
RTK ju uron gëzuar 2025
RTKlive
Radiotelevizioni i Kosovës ju uron Vitin e Ri 2025. Le të jetë ky vit i mbushur me shëndet, gëzim dhe suksese!
Falë jush, shikues, dëgjues dhe lexues tanë të dashur, ky vit ka qenë i veçantë dhe plot angazhime për të sjellë informacion, argëtim dhe programe cilësore në shtëpitë tuaja.
Edhe në vitin 2025, RTK mbetet e përkushtuar për të qenë zëri i publikut, burimi juaj i lajmeve dhe i argëtimit dhe mikpritës i momenteve tuaja të bukura.
Qoftë ky vit i ri i mbushur me harmoni, dashuri dhe arritje për të gjithë!
Gëzuar 2025!























