07:29 / 05.01.2025
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
ATSH
Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare, kryesisht nga orët e mesditës.
Sipas meteorologjikëve ushtarak të Shqipërisë, era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe prezencë ngricash përgjatë akseve rrugore.























