Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Janullatos, po kurohet në Athinë
BKT
Shqipëri

Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Janullatos, po kurohet në Athinë

RTSH

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Mediat greke raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar mbrëmjen e 4 janarit.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transportua me avion të Forcave Ajrore nga Shqipëria mesditën e 3 janarit dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku aktualisht ndodhet në terapi intensive.

“Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij,” thuhet në njoftimin e ekipit mjekësor, që po ndjek gjendjen e Kryepeshkopit Anastas.

Para dërgimit në Athinë, më 30 dhjetor kryepeshkopi 95-vjeçar u shtrua në një spital privat në Tiranë me simptomat e një virusi, por u vendos dërgimi me avion drejt Athinës për një kujdes më të specializuar mjekësor. 


MË SHUME NGA Shqipëri