21:53 / 08.01.2025
Kurti: Llapjanët do të jenë prijës në rrugën drejt fitoreve të reja
G.K/RTKlive
Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka theksuar se në Podujevë kanë prezantuar progresin e Kosovës në disa fusha. Ai ka theksuar se llapjanët do të jenë prijës në rrugën drejt fitoreve të reja.
"Sonte në Podujevë për të prezantuar progresin e Republikës në diplomaci e imazh ndërkombëtar, siguri e sundim të ligjit, mbrojtje e ushtri, ndërmarrësi e tregëti, bujqësi e prodhim.
Llapjanët kanë qenë lajmëtarët e ndryshimit të 14 shkurtit të vitit 2021. Më 9 shkurt ata do të jenë prijës në rrugën tonë përpara drejt fitoreve të reja, punëve të mira, qeverisjes së drejtë dhe shërbimit ndaj qytetarëve", ka shkruar Kurti në Facebook.























