Zyrtari amerikan Verma pritet në Odën Ekonomike Amerikane
BKT
Lajme

Zyrtari amerikan Verma pritet në Odën Ekonomike Amerikane

E. Hoti / RTKlive

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, për të diskutuar forcimin e lidhjeve ekonomike dhe nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim morën pjesë edhe zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander "Sasha" Kasanof dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së Anu Prattipati.

“Takimi ishte një mundësi për anëtarët e Odës Amerikane që të diskutojnë lidhur me sfidat rregullative, tregtare dhe të investimeve duke eksploruar në të njëjtën kohë rrugët për një bashkëpunim më të thellë”, thuhet në njoftim.

Oda Amerikane thotë se mbetet e përkushtuar për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve amerikane dhe palëve të interesuara ekonomike të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme