Lajçak: Fokusi te takimi i Komsionit të Përbashkët për të zhdukurit
BKT
Lajme

Lajçak: Fokusi te takimi i Komsionit të Përbashkët për të zhdukurit

Sh.Ç/RTKlive

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se këtë javë do të mbahet takimi i Komisionit të Përbashkët për çështjen e personave të zhdukur në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Lajçaku ka treguar se ditët e para të këtij viti i priti me mision në Shtetet e Bashkuara, ku është njoftuar me zyrtarë të lartë të shtetit, me të cilët ka diskutuar për nevojën për avancim në dialog. 

“Misioni im i parë i vitit më çoi në SHBA. Në Uashington D.C., u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka takuar edhe Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Richard Verma, përpara vizitës së tij në rajon. Lajçak ka shtuar se me nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së, Rosemary DiCarlo, kanë folur për rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

 


MË SHUME NGA Lajme