Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
BKT
Shqipëri

Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë

Sh.Ç/RTKlive

Qyteti i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e forta.

Mediat rarportojnë se rrugët nacionale janë të kalueshme, por me vështirësi pasi ka grumbullim të botës e akullit.

Ndërsa qindra banorë janë të bllokuar, si fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.

Po ashtu, sipas mediave në Shqipëri, zonat e bllokuara po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.


MË SHUME NGA Shqipëri