Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira, vijon ngrica në zonat malore
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira, vijon ngrica në zonat malore

RTKlive

Moti sot në Shqipëri o të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike sikurse ajo e ditës së djeshme, ku moti do të jetë me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet pritet të arrijë deri 15m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon, do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -6 deri 6°C;

Në zonat e ulëta 3 deri 15°C;                                                                                       

Dhe në bregdet  5 deri 16°C.

 


MË SHUME NGA Shqipëri