Moti në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira të pakta
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira të pakta

Moti sot në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Do të mbajë mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe me vranësira te pakta kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -5 deri 9°C, në zonat e ulëta -1 deri 19°C  dhe në bregdet 6 deri 19°C.


MË SHUME NGA Shqipëri