Hasani viziton Ukrainën, takohet me Zelenskyn
BKT
Shqipëri

Hasani viziton Ukrainën, takohet me Zelenskyn

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë qëndrimit të tij në Ukrainë, sot zhvilloi një takim të shtunën me presidentin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky.

Hasani, në një postim në platformën X, bëri të ditur se gjatë takimit shkëmbyen instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë si edhe nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian.

 “Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar Hasani në X.


MË SHUME NGA Shqipëri