Begaj uron Trumpin: Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me SHBA-në
BKT
Shqipëri

Begaj uron Trumpin: Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me SHBA-në

E. Hoti / RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Donald Trumpin pas  betimit të tij  si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Ai ka thënë se Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inaugurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, DonaldTrump. SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj”, ka shkruar Begaj.


MË SHUME NGA Shqipëri