Lëkundje toke në Shqipëri, epiqendra në Shkodër
BKT
Shqipëri

Lëkundje toke në Shqipëri, epiqendra në Shkodër

ATSH

Një tërmet me magnitudë 4,1 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, “në orën 14:39:00 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës. Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale”, njofton Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.


MË SHUME NGA Shqipëri