Rreziku kimik dhe radiologjik, KFOR kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
BKT
Lajme

Rreziku kimik dhe radiologjik, KFOR kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Sh.Ç /RTKlive

Një ekip i specializuar italian në fushën e CBRN (Nukleare, Biologjike, Kimike dhe Radiologjike), pjesë e Batalionit të Mbështetjes së Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, realizoi një aktivitet kontrolli në fabrikën e hedhjes së mbetjeve Eurosteel në Pejë.

KFOR-i, njofton se ky aktivitet është një procedurë rutinë që KFOR realizon për të mbështetur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të monitorohet gjendja e vendeve industriale dhe të mbështeten autoritetet lokale për realizimin e operacioneve të reduktimit të rrezikut kimik dhe radiologjik.

“Këto aktivitete realizohen gjithmonë në bashkëpunim me ekipet CBRN nga kontingjentet e tjera të KFOR dhe me mbështetje nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme