Peleshi: Progres në rrugën e integrimit drejt BE-së
BKT
Shqipëri

Peleshi: Progres në rrugën e integrimit drejt BE-së

atsh

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Andreas Schieder.

Diskutimet u fokusuan mbi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE si dhe rolin kyç të Parlamentit në përshpejtimin e këtij procesi.

Gjatë takimit, eurodeputeti Schieder vlerësoi progresin e vendit në rrugën e integrimit europian.

Peleshi theksoi se “vlerësimet pozitive për arritjet e Shqipërisë janë motivim për të ecur përpara me përkushtim drejt një të ardhmeje europiane”.


MË SHUME NGA Shqipëri