21:38 / 28.01.2025
INSTAT: Vdekshmëria, 10,5 për 100 aksidente rrugore
atsh
Në vitin 2024 numërohen 1666 aksidente rrugore në Shqipëri, nga të cilët janë aksidentuar 1525 persona.
Referuar raportit të Institutit të Statistikave 'INSTAT', gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,5 për 100 aksidente, nga 14,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 0-24 dhe 25-34 vjeç, duke zënë secila nga 24,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.























