09:28 / 29.01.2025
Nisin hetimet për dhunimin e një gruaje në Lipjan
N.M. /RTKlive
Një grua në Lipjan ka raportuar dje në polici se e ka dhunuar një burrë, të shtunën e javës së kaluar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë tretman mjekësor.
“NN. Më 27.01.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.























