Shqipëri, moti sot, i vranët e me shi, reshje bore në relievet e larta
BKT
Shqipëri

Shqipëri, moti sot, i vranët e me shi, reshje bore në relievet e larta

rtsh.al

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, me intensitet të ulët në të gjithë territorin dhe me shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në orët e pasdites.

Në relievet e larta malore në lindje të vendit priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 13 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C,     

në zonat e ulëta 8 deri 16°C

dhe në bregdet 10 deri 15°C.


MË SHUME NGA Shqipëri