Moti në Shqipëri, me kthjellime e vranësira, ulen temperaturat
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime e vranësira, ulen temperaturat

rtsh

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në jug dhe qendër të vendit gjatë mesditës e pasdites.c

Në relievet malore mbi 800 metër në lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet era pritet të fitojë shpejtësi 18m/s e shoqeruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore  -4 deri 6°C;                                                                                                  Në zonat e ulëta 2 deri 15°C;                                                                                                  Dhe në bregdet 5 deri 15°C.


MË SHUME NGA Shqipëri