Rama vizitë dyditore në Spanjë
BKT
Shqipëri

Rama vizitë dyditore në Spanjë

ATSH/

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore  më 6 dhe 7 shkurt në Madrid, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”.

Ky është një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, në nisje të vizitës më 7 shkurt Kryeministri  Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “World Law Congress Albania 2027”.


MË SHUME NGA Shqipëri