11:20 / 07.02.2025
Rama në Spanjë, takim me Mbretin Felipe VI
RTSH
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur këtë të premte në një takim “kokë më kokë” nga Mbreti Felipe VI i Spanjës.
Takimi mes tyre po mbahet në rezidencen private Zarzuela të Mbretit Felipe VI.
Kreu i qeverisë shqiptare prej ditës së djeshme, ndodhet në një vizitë zyrtare në Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”.
Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, pritet që pas këtij takimi, Mbreti Felipe VI të presë kryeministrin Rama në audiencë, e më pas të nënshkruajnë në një ceremoni të posaçme, marrëveshjen “World Law Congress Albania 2027”.























