Ndalimi i Veliajt, Anuela Ristani komandohet në krye të Bashkisë së Tiranës
BKT
Foto: A.Ristani/ X
Shqipëri

Ndalimi i Veliajt, Anuela Ristani komandohet në krye të Bashkisë së Tiranës

rtsh

Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës me delegim nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Vendimi është marrë pas një mbledhje të martën në mbrëmje që kryeministri Edi Rama, zhvilloi me të gjithë drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, pas ndalimit të kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, një ditë më parë nga SPAK. Në prani të kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës, firma e kryebashkiakut Veliaj i ka kaluar Ristanit.

Kryeministri Rama ishte edhe gjatë paradites në ambientet e bashkisë së Tiranës, ku u takua me 5 nënkryetarët e bashkisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm.


MË SHUME NGA Shqipëri