Vrasja në Skenderaj, arrestohet edhe i dyshuari i dytë
BKT
Lajme

Vrasja në Skenderaj, arrestohet edhe i dyshuari i dytë

K.K/ RTKlive

(23:15) Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit I.I pasditen e së mërkurës në Skënderaj.

Policia njofton sei dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

"Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit", thuhet në njoftim.

(18:35 ) Vrasja në Skenderaj, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

 Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit I.I., e cila ndodhi sot në Skenderaj. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku viktima humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një lokali.

Pas ngjarjes, policia realizoi bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku u gjet dhe u konfiskua një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë, si dhe 15 fishekë të një kalibri tjetër. Në cilësi të të dyshuarit, u arrestua H.I., 62 vjeç, të cilit iu konfiskuan gjithashtu tri armë-revole.

Një person tjetër është ende në kërkim nga policia. Pas intervistimit, prokurori i rastit ka vendosur që të dyshuarit t'i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, së bashku me prokurorin e shtetit, po vijojnë hetimet për arrestimin e një personi tjetër dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

(17:40 )  Vrasja në Skenderaj, dy të dyshuarit e identifikuar ndodhen në arrati

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri për motive ende të panjohura. Për këtë ngjarje, dy persona janë identifikuar si të dyshuar dhe ata aktualisht ndodhen në arrati.

Prokuroria ka cilësuar rastin si "vrasje e rëndë" dhe hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për kapjen e të dyshuarve.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati”, ka thwnw pwr RTKlive zëdhënësi i  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

14:51  Vritet një person në Skenderaj

Një person është vrarë sot pasdite në Skenderaj. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sala e Hamit Jashari’ në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka theksuar Zahiti.

Ai tutje ka thënë se rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personi të dyshuar për këtë vrasje.


MË SHUME NGA Lajme