20:43 / 12.02.2025
Dragusha i habitur me skemëm sulmuese të Celtic ndaj Bayern
Uran Krasniqi / RTKLive
Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha, ka shprehur habi që Celtic do të luajë me një skemë sulmuese kundër Bayern Munich në ndeshjen e fazës "playoff" të Champions League.
Dy skuadrat ndeshen sonte në ndeshjen e parë në Skoci dhe takimi vjen drejtpërdrejt në RTK.
I ftuar në RTK për të komentuar këtë përballje, Dragusha ka thënë se është i befasuar me qasjen e skocezëve.
"Më çudit fakti që Celtic po luan me skemën 4-3-3 dhe pritet të sulmojë shumë. Bayern duhet të ketë kujdes, por me ekipin që ka, nuk besoj se do të ketë probleme. Mendoj që Bayern nga fillimi do t’i tregojë ‘dhëmbët’ dhe do ta dëshmojë veten si pretendent për titull", ka thënë Dragusha.























