Veliaj mbetet në burg, Ajola Xoxes i hiqet masa e arrestit shtëpiak
BKT
Shqipëri

Veliaj mbetet në burg, Ajola Xoxes i hiqet masa e arrestit shtëpiak

RTKlive

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që t’ia vazhdojë masën e arrestit në burg kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ndërsa bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës, i është ndryshuar masa nga arresti shtëpiak në detyrim-paraqitje dy herë në muaj dhe i është marrë pasaporta.

Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Arjola Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal ‘Arrest në shtëpi’ caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ dhe ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërkohë, biznesmeni Elman Abule do të qëndrojë gjithashtu në burg.

Gjithashtu nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për 5 biznesmenët e tjerë.

Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë.


MË SHUME NGA Shqipëri