14:05 / 13.02.2025
Tensione në Kuvend të Shqipërisë, Noka tenton të godasë Ballën me shishe
RTSH
Me tensione është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku deputeti demokrat, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji ministrin, Taulant Balla.
Ky i fundit po fliste nga vendi, kur Noka u afrua pranë foltores dhe hodhi shishen e ujit drejt Ballës.
Për pasojë, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiroapli përjashtoi Nokën nga seanca, ndërsa po ashtu edhe seanca u mbyll për 5 minuta.























