Prekazi: Fenerbahçe favorit, por ndeshja mund të vendoset nga detajet
BKT
Sport

Prekazi: Fenerbahçe favorit, por ndeshja mund të vendoset nga detajet

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i futbollit, Rafet Prekazi, e ka parë skuadren e Fenerbahce si favorit në ndeshjen me Anderlecht në Europa League, por duke thënë se ndeshja mund të vendoset nga detaje të vogla.

Ai ka qenë mysafir te RTK për ta komentuar ndeshjen e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. 

“Fenerbahce është një favorit i lehtë, por ndeshja mund të vendoset nga detaje të vogla. Nuk tregon lojë të mirë sa ka rezultate të mira. Së fundmi, skuadra turke është përforcuar me disa lojtarë dhe mund të thuhet se tashmë bëhet fjalë për një ekip më të fortë se sa në gjysmësezon. Në dymbëdhjetë ndeshjet e fundit, skuadra nuk ka pësuar humbje, duke pasur një gjendje psikologjike të mirë. Ndërsa te Anderlecht vërehet një luhatje”, ka theksuar Prekazi.