KQZ: Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në 5 komuna
BKT
Lajme

KQZ: Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në 5 komuna

M.M/V.S|RTKlive

(E plotësuar, ora 18:02) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten pasdite, ka njoftuar se numërimi i votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në komunat e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Parteshit, Ranillugut dhe Junikut.

Sipas KQZ-së, është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

KQZ-ja ka njoftuar se gjatë ditës procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë.

Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:

• 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;

• 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;

• 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë, nuk ka filluar ende numërimi, por për këtë do të ketë njoftim me kohë.

Ndërkohë, siç ka njoftuar gazetarja e RTK-së Edona Podvorica, në QKN-në “1 Tetori” në Prishtinë, më e madhja në Kosovë, deri në orën 16:00 janë numëruar 49 vendvotime, ndërkaq kanë mbetur edhe 219 të tjera. Ndërsa, sipas të dhënave të fundit që nuk përfshijnë numërimin që është bërë sot në nivel vendi, thuhet se janë numëruar 400 vendvotime.

KQZ: Në ora 16:00 do të nisë numërimi edhe në Pejë e Podujevë

(E plotësuar, ora 17:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se se në mëngjesin e sotëm ka nisur procesi i numërimit të votave për deputetë edhe në dy komuna të tjera, në Istog e Rahovec, gjersa kanë bërë të ditur se pasdite nga ora 16:00 numërimi do të fillojë edhe në dy komuna të tjera, në Pejë dhe Podujevë.

Procesi i numërimit të votave siç ka bërë të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pritet të marrë kohë deri në dy javë.

(E plotësuar, ora 12:10) KQZ: Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në katër komuna

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug.

" Në përgjithësi, nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime", njofton KQZ.

Numërohen 386 vendvotime në 26 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga të dhënat që kanë pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime.

Ndërkohë, KQZ-ja ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka nisur procesi i numërimit të votave për deputetë edhe në dy komuna të tjera, në Istog e Rahovec, gjersa kanë bërë të ditur se pasdite nga ora 16:00 numërimi do të fillojë edhe në dy komuna të tjera, në Pejë dhe Podujevë.

“Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës. Mëngjesin e së premtes (14 shkurt) ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit. Gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë”, thotë KQZ-ja.

Fillimisht numërimi nisi në komunat, Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh më 11 shkurt.

Më 12 shkurt numërimi filloi edhe në Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit.

Ndërkaq më 13 shkurt filloi në  Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Procesi i numërimit të votave siç ka bërë të ditur kreu i KQZ-së pritet të marr kohë deri në dy javë.


MË SHUME NGA Lajme