Galica: Gazetaria etike jo vetëm informon, por edhe edukon audiencën
RTKlive
BE, Instituti Goethe dhe DW Akademi vazhdojnë të kontribuojnë për profesionalizimin e mëtejshëm të stafit të RTK-së, përmes projektit "Inovation. Media. Minds".
Përmes projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, "Inovacion. Media. Mind", implementuar nga Instituti Goethe në bashkëpunim me Akademinë e Deutsche Welle, redaktori i RTK-së, përfitues nga ky program, rrëfen udhëtimin e tij nga Prishtina në Bon të Gjermanisë.
Kalimi i dhjetë ditëve me Departamentin e Gjuhës Shqipe në Deutsche Welle (DW) në Gjermani ofroi për redaktorin Besart Galica njohuri jashtëzakonisht të vlefshme mbi praktikat etike të raportimit, veçmas për ngjarje të ndjeshme dhe tragjike, që sipas Galicës, transformuan qasjen e tij ndaj ushtrimit të profesionit të gazetarisë.
“Kjo mundësi nuk ishte thjesht një program trajnimi; ishte një përvojë transformuese. Thelloi kuptimin tim për fuqinë e gazetarisë për të formësuar diskutimin publik në mënyrë të përgjegjshme. Mësimet e marra në Deutsche Welle do të më ndihmojnë pa dyshim që të kontribuoj në rritjen e mëtejme të besueshmërisë në Transmetuesin Publik në Kosovë”, tha ai.
Ato mësime, sipas Galicës, shërbejnë t’ia rikujtojmë vetes dhe të tjerëve se gazetaria etike jo vetëm informon, por gjithashtu bashkon dhe edukon audiencën.
Në në këtë LINK mund të gjeni shkrimin e redaktorit Besart Galica “Nga Prishtina në Bonn”, njohuritë e përfituara nga gazetarët e përgjegjshëm, publikuar nga Instituti Goethe.























