Përfundon turneu "PAVARËSIA", Bajoku boksieri më i mirë
BKT
Sport

Përfundon turneu "PAVARËSIA", Bajoku boksieri më i mirë

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 16:53) Shpëjtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut të boksit “PAVARËSIA”.

Të shtunën në Prishtinë është mbajtur turneu i boksit “Pavarësia”, duke mbledhur garues nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Ky aktivitet, i organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe që tashmë është tradicional është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. 

Pos për Bajokun, ka pasur edhe shpallje të tjera, ku Ahmed Koçi nga Shqipëria është vlerësuar si tekniku më i mirë, Shpejtim Shabani e Arian Gashi nga Kosova si çifti më luftarak, Erijon Saidi nga Maqedonia e Veriut si boksieri më i mirë huaj dhe Latin Ivanov nga Bullgaria boskieri më "fair play". 

Nis turneu i boksit “PAVARËSIA”, Badallaj fiton kundër Shaqirit

Boksieri kosovar, Ensar Badallaj ka shënuar një fitore të bindshme kundër Omer Shaqirit, boksier nga Maqedonia e Veriut.

Të shtunën në Prishtinë ka nisur turneu i boksit “Pavarësia”. 

Badallaj e ka dominuar plotësisht përballjen në kategorinë deri në 70 kg, duke detyruar gjyqtarin të ndërpresë meçin në raundin e dytë.

Ky turne zhvillohet për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe është tradicional. Në këtë turne marrin pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. 

Pas meçit Meçi - Badallaj në program janë edhe përballje të tjera.