Osmani takon presidentin letonez: Siguria e paqja, vlera që na bashkon
BKT
Lajme

Osmani takon presidentin letonez: Siguria e paqja, vlera që na bashkon

M.M. /RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Përmes një njoftimi për medie nga zyra për informim e Presidencës bëhet e ditur se presidentja Osmani ka takuar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Osmani tha se Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë.

Ajo u shpreh mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik

“Takim i shkëlqyer me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik”, ka shkruar presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme