AKB do të kremtojë 17 Vjetorin e Pavarësisë
RTKlive
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) këtë vit do të festojë të 17 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, pikërisht në 15:39 që korrespondon me momentin simbolik i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Ky vit shënon shtatëmbëdhjetë vjet arrirjen e përpjekjes dhe sakrificës të popullit të Kosovës për të realizuar ëndrrën e tij të shekullit, atë të shtetit të pavarur dhe sovran.
“Ky aktivitet që bashkon bizneset nga të gjitha trevat dhe nacionalitetet është i mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për nder të kësaj feste historike pritja e mysafirëve do të fillojë nga ora 15:00”, njofton AKB.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në pritjen solemne për nder të Pavarësisë, do të presë një delegacion nga 11 shtete: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina në nivel ministror, Serbia në nivel politologësh (për herë të parë që marrin pjesë në festën e Pavarësisë), Sanxhaku, Lugina e Preshevës, Turqia (Bursa, Izmir, Stambolli), Gjermania, Austria, Zvicra dhe Kosova, me përfaqësues nga bizneset dhe qeveria – gjithsej rreth 300 pjesëmarrës.
Programi do të jetë i plotësuar me videoklipe, fjalime, muzikë etj.























